• Decrease font size
  • Reset font size to default
  • Increase font size
                     

Sondazh

Sipas mendimit tuaj, a ka shkelte te te drejtave te femijeve ne vendin tone?
 

Njoftim per punesim

Operator Këshillues në ALO 116
Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Klikoni ketu per te lexuar me shume.
Klikoni ketu per te plotesuar formen e aplikimit.

Sponsors

 
  
 

 
 


 

 

 

 

 

Rreth Nesh
MISIONI DHE VIZIONI YNE PDF Printoni E-mail
Sunday, 23 November 2008

 

 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA është një ndër organizatat më të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve e themeluar më 1997. Gjatë pothuajse 10 viteve të punës së saj ne kemi bërë që të jemi njëri ndër partnerët kryesorë të qeverisë së Shqipërisë (në nivelin kombëtar dhe lokal) në kuptim të ndikimit në politika dhe legjislacione, forcime kapacitetesh të stafit të Qeverisë në punën me fëmijët dhe në presionin ndaj Qeverisë për të respektuar dhe përmirësuar të drejtat e fëmijëve në vend.

 

Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri – CRCA punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Për këtë CRCA promovon zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

 

Sot ne punojmë me Kuvendin e Shqipërisë, Qeverine, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Shëndetësisë, Bashkia e Tiranës, etj me qëllim të zbatimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe për të promovuar një qeverisje të mirë.

 

Ne duam që t’i bëjmë të drejtat e fëmijëve të zbatueshme për çdo fëmjë, pavarësisht statutit të tyre në shoqëri. Për këtë gjë ne besojmë se Qeveria ka luajtur një rol të rëndësishëm.

 

CRCA është një partner kryesor i shoqërisë civile në Shqipëri. Ne besojmë që shoqëria civile zë një vend të veçantë në mes të shoqërisë dhe qeverisë, kështu që roli ynë ka qenë që të mbështesim dhe të jemi pjesë e iniciativave dhe rrjeteve kryesore të cilat promovojnë respektimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve dhe të grave, të minoriteteve dhe të ambientit. Roli ynë nuk është fokusuar vetëm në Shqipëri. Ne besojmë në një botë të globalizuar, ku njerëzit me mjetet dhe metodat e tyre mund të ndikojnë në rezultatet e politikës qeveritare.

 

Për këtë arsye ne jemi bërë anëtarë të rrjeteve ndërkombëtare siç janë Defence for Children International, ECPAT International, Eurochild, SEECRAN, etj. Në të njëjtën kohë ne kemi krijuar bashkëpunim të ngushtë me organizatat në Bashkimin Europian dhe ato të Europës Jug-Lindore.

 

Vlerat dhe principet tona themelore janë të përbashkëta me shumë organizata dhe individë tjerë, të cilët e kanë mbështetur punën tonë gjatë këtyre viteve, jo vetëm financiarisht, por gjithashtu edhe nëpërmjet trainimeve, ekspertizave, mbështetjes organizative dhe në mesin e gjërave më të rëndësishme ka qenë mbështetja e çështjes sonë.

 

CRCA lobon, advokon dhe flet në emër të fëmijëve. Për këtë ne kemi bërë që pjesëmarrja e fëmijëve të jetë njëra nga vlerat themelore në organizatë. Në vitet që vijnë, ne duam të përfshijmë më shumë fëmijë në procesin e vendim-marrjes, jo vetëm brenda CRCA-së, por veçanërisht në nivelin kombëtar dhe lokal të Qeverisë.

 

Si një ndër organizatat kryesore për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri roli ynë është promovimi dhe respektimi i të drejtave të fëmijëve në vend. Ne lobojmë dhe avokojmë për të ndikuar në legjilacionin dhe politikat e Qeverisë (në nivel qendror dhe lokal) nëpërmjet një procesi  që ofron mjetet e nevojshme për fëmijët që ta thonë fjalën e tyre për atë se çfarë është mirë për ta dhe çfarë presin që Qeveria dhe shoqëria të bëjë në emër të tyre.

 

Përmirësimi i situatës së të drejtave të fëmijëve është njëra nga aktivitetet themelore të organizatës. Edhe pse është bërë shumë që të përmirësohet respektimi i fëmijëve dhe të garantohen të drejtat e tyre në institucione publike, familje dhe më gjerë në shoqëri, fëmijët ende ballafaqohen me vështirësi të pranimit nga shoqëria si bartës të të drejtave individuale.

 

Informimi, trainimi dhe avokatësi jenë po ashtu ndër programet kryesore të organizatës. Ne besojmë se nëpërmjet informacionit ne mund t’i bëjmë njerëzit të njohin të drejtat e fëmijëve; nëpërmjet trainimeve ne mund të ndërtojmë kapacitetet e Qeverisë, OJF-ve dhe individëve që t’i respektojnë fëmijët për atë çfarë ata janë dhe që të punojnë me ta; nëpërmjet avokatësisë ne mund të rrisim ndërgjegjësimin për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në qendrat shtetërore apo private dhe të ofrojmë shembuj efikas se si të sillemi me fëmijët, si të jemi prindër të mirë, si të nxisim pjesëmarrjen e fëmijëve, e shumë gjëra tjera.

 

Kërkimet dhe studimet janë një mjet i fortë i punës së CRCA. Gjatë viteve ne jemi bërë njëra nga qendrat më të mëdha kërkimore në vend sa u përketë të drejtave të fëmijëve. Ne kemi bashkuar forcat tona me Qendrën e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri – IRCCRA, me qëllim të nxjerrjes së të dhënave dhe analizimit të asaj se si trajtohen të drejtat e fëmijëve nga institucionet dhe shoqëria, cilat janë brengat dhe pritshmëritë e fëmijëve, si reflektohen nevojat e fëmijëve në politikat qeveritare dhe buxhetin e saj, dhe cilat janë rezultatet e këtyre politikave. CRCA do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e ekipeve kërkimore, me më shumë studiues të rinj nga Universiteti i Tiranës dhe universitetet tjera, me qëllim që ta bëjë kërkim-studimin një mjet për ndryshimet në të ardhmen të politikave dhe të legjislacionit. Ne duam që të ofrojmë informacion të nevojshëm për një planifikim më të mirë të strategjive qeveritare dhe OJF-ve për fëmijët dhe të përdorim atë si një mjet të vlefshëm për gjeneruar aktivitete, të cilat mund të sjellin qëndrueshmëri. Që nga krijimi i saj CRCA ka luajtur rol në ofrimin e modeleve më të mira të shërbimeve për fëmijët. Sidoqoftë, ato janë të shtrenjta dhe për t’i mbajtur kërkojnë një nivel të lartë të punës, fondeve, kapaciteteve dhe standardeve. Ne do të promovojmë për katër vitet e ardhshme aprovimin e ligjeve dhe të procedurave për krijimin dhe ruajten e vazhdimsisë së shërbimeve miqësore për fëmijët, si dhe nevojën për shërbime të qendrushme. Në anën tjetër, ne do të fokusohemi vetëm në krijimin e shërbimeve miqësore për fëmijët që mungojnë në Shqipëri.

 
 

FUSHATAT