• Decrease font size
  • Reset font size to default
  • Increase font size
                     

Sondazh

Sipas mendimit tuaj, a ka shkelte te te drejtave te femijeve ne vendin tone?
 

Njoftim per punesim

Operator Këshillues në ALO 116
Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Klikoni ketu per te lexuar me shume.
Klikoni ketu per te plotesuar formen e aplikimit.

Sponsors

 
  
 

 
 


 

 

 

 

 

CRCA/DCI
Lorik Cana viziton te miturit ne Institutin e Kavajes PDF Printoni E-mail
Friday, 28 May 2010
 Një prej futbollistëve më popullorë të Kombëtares shqiptare, mesfushori Lorik Cana vizitoi të miturit që vuajnë dënimin në Institutin e Kavajës, një institut ku CRCA po zbaton programin “Qielli është për të gjithë” që synon riintegrimin e të miturve të dënuar. Cana, i cili shoqërohej në këtë vizitë edhe nga përfaqësues të UNICEF, i takoi personalisht të miturit që vuajnë dënimin në atë ambient dhe dëgjoi nga ta historitë e tyre personale. “Këta të mitur”, tha futbollisti i kombëtares, i cili luan aktualisht me fanellën e Sunderland, “do të jenë nesër jashtë mureve të institutit ndaj shoqëria shqiptare duhet të bëjë maksimumin që ata të riintegrohen si qytetarë të barabartë”. Lorik Cana viziton të miturit në Institutin e Kavajës

 Një prej futbollistëve më popullorë të Kombëtares shqiptare, mesfushori Lorik Cana vizitoi të miturit që vuajnë dënimin në Institutin e Kavajës, një institut ku CRCA po zbaton programin “Qielli është për të gjithë” që synon riintegrimin e të miturve të dënuar.

Cana, i cili shoqërohej në këtë vizitë edhe nga përfaqësues të UNICEF, i takoi personalisht të miturit që vuajnë dënimin në atë ambient dhe dëgjoi nga ta historitë e tyre personale.

“Këta të mitur”, tha futbollisti i kombëtares, i cili luan aktualisht me fanellën e Sunderland, “do të jenë nesër jashtë mureve të institutit ndaj shoqëria shqiptare duhet të bëjë maksimumin që ata të riintegrohen si qytetarë të barabartë”.

Drejtori i CRCA Altin Hazizaj shpjegoi për Canën projektin që CRCA po zbaton në këtë institut dhe theksoi se “i gjithë qëllimi është që këta të mitur të mund të kuptojnë qoftë dhe përmes lojërave apo programeve të ndryshme rregullat e jetës në mënyrë që kur të dalin jashtë në përfundim të dënimit të mund të integrohen plotësisht në shoqëri”.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
 

FUSHATAT