• Decrease font size
  • Reset font size to default
  • Increase font size
                     

Sondazh

Sipas mendimit tuaj, a ka shkelte te te drejtave te femijeve ne vendin tone?
 

Njoftim per punesim

Operator Këshillues në ALO 116
Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Klikoni ketu per te lexuar me shume.
Klikoni ketu per te plotesuar formen e aplikimit.

Sponsors

 
  
 

 
 


 

 

 

 

 

CRCA/DCI
Ndihma e Shoqerise Civile per Familjet e Permbytura ne Veri PDF Printoni E-mail
Monday, 25 January 2010

NJË KUTI PËR NJË FËMIJË!

Secili nga ne mund të kontribuojë për një fëmijë në veriun e Shqipërisë!

Ndihma e Shoqërisë Civile për Familjet e Përmbytura në Veri të Shqipërisë, ju bën thirrje të gjithë organizatave të shoqërisë civile, zyrtarëve publikë dhe individëve në të gjithë Shqipërinë që të bashkohen me nismën tonë, në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet, veçanërisht grave dhe fëmijëve, që ndodhen të strehuar në një një sërë qendrash pritjeje në qytetin e Shkodrës. Më shumë se 5000 familje janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve dhe ne parashikojmë se mëse 40 përqind e tyre janë fëmijë dhe të rinj.

(Foto marre nga BalkanWeb.com) 

NDIHMA ka si qëllim që të ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë me ndihma material dhe asistence psiko-sociale. Ne jemi duke kërkuar ndihmë për sa më poshtë:

  • -    Shtroja (çarçafë, batanije);
  • -    Veshmbathje për fëmijët (të të gjitha moshave);
  • -    Mjete për higjenën (pelena, shampo, sapun, furçë dhe pastë dhëmbësh etj)
  • -    Ushqime (të preferueshme janë ushqimet e konservuara ose të thata: fasule, thjerrëza, oriz etj);
  • -    Lojra për fëmijët (kukulla, lojrat në bord etj);

Ju lutemi vendosini që të gjitha objektet në një kuti, për të lehtësuar transportimin e tyre dhe dhenien e një kutie për cdo fëmijë në zonat e përmbytura. Veshjet dhe shtrojat mund të jenë edhe të përdorura, por duhet të jenë në gjendje të mirë, ndërsa kini kujdes që ushqimet të mos jenë të skaduara.

Të gjitha palët e interesuara duhet t’i dorëzojnë ndihmat e tyre në adresën e mëposhtme:

Në Tiranë                                                        Në Shkodër

CRCA/DCI Albania                                           Shoqata "Dimension Human"       
Kontakt: Belioza Çoku  dhe Blerina Metaj           Kontakt: Znj. Donika Selimi
Adresa: Pall. Shallvareve, Vila ngjjitur me           Adresa: Azili i Pleqve,
Shkollën Dora D’Istria, Tiranë                            Rruga Jorgji Karamitri, Shkodër
Tel: +35542242264;                                        Tel: 022244022 (Shoqata Hapat e Lehtë)
Celular: 067 29 160 52                                    Celular: 069 24 41 161
E-mail: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë                                E-mail: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë

NDIHMA përbëhet nga organizatat dhe institucionet e mëposhtme:

Në Tiranë: Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri); ALO 116 – Telefoni i Nidhmës për Fëmijët, Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (IRCCRA), Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Partnerët Shqipëri, Shoqata “Refleksione”, ANTTARC, MEDPAK, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, World Vision Albania, Terre des Hommes, Save the Children, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SOROS), Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, Strehëza për Gratë dhe Vajzat, Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat, Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste, VIS Shqipëri – Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin, Aleanca Gjinore për Zhvillim, Partner për Fëmijët, Asistencë për Komunitetin Shqiptar, Rrjeti AS@N, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe Fondacioni Vodafone Albania.

Në Shkodër: I CARE, Observatori i Fëmijëve, World Vision, Aarmus Center Shkoder, Universiteti i Shkodrës, Moraca-Rozafa, Fondacioni për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrëveshjeve, VIS/Për Cdo fëmijë, Gruaja në Zhvillim, Gruaja tek Gruaja, Kiwanis, Dimension Human, Gruaja Intelektuale Shkodrane, Shoqata Ana Malit, Bashkia Shkodër, MEDPAK, IMCA / ALM, IRSH, ACPD Shkodër, Qendra “Hapat e Lehtë”.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
 

FUSHATAT