| Promovohen zyrat e reja te ALO 116 |
|
|
|
| Friday, 12 March 2010 | |
|
FRONTPAGE_NO_TRANSLATION_AVAILABLE Zonja e parë: T’i dëgjojmë më shumë fëmijët Zonja Teuta Topi u shpreh se, “duhet t’i dëgjojmë fëmijët se çfarë kanë për të thënë e të flasim me ta”. Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Detlef Palm falenderoi veçanërisht kompanitë telefonike që për këtë Linjë kanë vënë në dispozicion shërbimet e tyre, pa pagesë. Gjatë ceremonisë së prezantimit të zyrave të reja të këtij shërbimi mori pjesë znj. Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës, pjesëtarë të shoqërisë civile, trupit diplomatik në Shqipëri, gazetarë etj.CRCA/DCI Shqipëri dhe UNICEF promovuan me 9 mars në Tiranë zyrat e reja të “ALO 116”, Linja e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri dhe të “Alo 116-111”, Linjës Paneuropiane për fëmijët në Shqipëri. Kjo është hera e parë që në Shqipëri të gjithë fëmijët por edhe prindërit e tyre mund të kenë një ndihmë konkrete përmes “ALO 116”, një shërbim kombëtar falas, 24 orë në 7 ditë. Gjatë ceremonisë së prezantimit të zyrave të reja të këtij shërbimi mori pjesë Zonja e Parë e vendit znj. Teuta Topi, znj. Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës, z. Detlef Palm, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, trupit diplomatik në Shqipëri, gazetarë etj. Duke vlerësuar maksimalisht këtë shërbim unikal në llojin e vet, Zonja Teuta Topi u shpreh se, “roli ynë është të takojmë fëmijët, t’i dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë e të flasim me ta”. “Më pas”, theksoi ajo, “duke punuar së bashku, mund të trajtojmë çështjet që i shqetësojnë ata më shumë si dhe të reflektojmë për dëshirat, shpresat dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen”. Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, z. Detlef Palm falenderoi veçanërisht kompanitë telefonike shqiptare që për këtë Linjë kanë vënë në dispozicion shërbimet e tyre, pa pagesë. Ai tha se, “çdo lloj abuzimi është i dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe numri i personave që telefonojnë në linjën telefonike të fëmijëve tregon se mbrojtja e tyre në Shqipëri ka akoma nevojë të përmirësohet”. Ai e konsideroi këtë shërbim “një arritje të madhe” dhe pjesë “të një sistemi të tërë të mbrojtjes së fëmijëve”. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA / DCI Shqipëri tha: "Alo 116 i jep mundësi cdo fëmije në Shqipëri që të flasë, të dëgjohet dhe të merret në konsideratë. Gjatë këtyre muajve të punës intensive kemi kuptuar se fëmijët në të gjithë Shqipërinë ndajnë të njëjtat probleme dhe shqetësime. Ata dhunohen në familje dhe kanë probleme të komunikimit me prindërit, ndeshin probleme të dhunës në shkollë nga mësuesit apo edhe fëmijët, kanë probleme të ndihmës shëndetësore dhe aksesit në shërbimet sociale. Kjo do të thotë se Shqipëria ka ende shumë për të bërë për t'i garantuar cdo fëmije që mirëqenia dhe të drejtat e tij të jenë të mbrojtura dhe të respektuara." Linja e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri, që nga 1 qershori i vitit 2009 e deri tani ka marrë mbi 100 mijë telefonata nga e gjithë Shqipëria. Në Qendrën Operacionale të “ALO 116” mbërrijnë mesatarisht në ditë mbi 400 telefonata, ose 16 deri në 17 telefonata në orë. Numri i Linjës “ALO 116” mund të merret nga çdo telefon dhe është falas. Ndërsa numri 116-111 mund të merret nga vende europiane për të marrë një shërbim të ngjashëm. Pjesa më e madhe e telefonuesve janë të shqetësuar për marrëdhëniet me partnerin. Bëhet fjalë në të tilla raste, për adoleshentët e shkollave të mesme. Ka patur ndërkohë shumë telefonata të tjera të fëmijëve të shqetësuar për marrëdhëniet e tyre brenda familjes, për problemet me duhanin, alkoolin, me shëndetin, me shokët në shkollë. Shumë prej tyre janë të shqetësuar për shkak të formave të ndryshme të diskriminimit, për neglizhim, në rastë të tjera për abuzime seksuale, dhe në disa raste i mituri ka dashur të kryejë vetëvrasje. Sipas studimeve të ndryshme, abuzimi ndaj fëmijëve shpesh ndodh pas dyerve të mbyllura dhe kryhen nga ata tek të cilët fëmijët kanë më tepër besim: prindërit, anëtarë të tjerë të familjes apo miqtë. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|