• Decrease font size
  • Reset font size to default
  • Increase font size
                     

Sondazh

Sipas mendimit tuaj, a ka shkelte te te drejtave te femijeve ne vendin tone?
 

Njoftim per punesim

Operator Këshillues në ALO 116
Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Klikoni ketu per te lexuar me shume.
Klikoni ketu per te plotesuar formen e aplikimit.

Sponsors

 
  
 

 
 


 

 

 

 

 

CRCA/DCI
Deklarate per shtyp PDF Printoni E-mail
Tuesday, 16 March 2010

 Shoqeria civile ne Shqiperi mirepret hyrjen ne fuqi te Ligji

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri me anë të kësaj deklarate për shtyp mirëpresin hyrjen në fuqi të Ligjit kundër Diskriminimit në datë 13 mars 2010, i cili përbën tashme një ndër ligjet thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.
Sot, të gjithë deputetet e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ndjehen krenarë që pak javë më parë ata diskutuan dhe miratuan një ligj që mbron të gjithë qytetarët dhe votuesit e tyre nga diskriminimi i hapur apo i tërthortë. Tashmë çdo deputet duhet të flasë me qytetarët për të drejtën për t’u mbrojtur nga çdo formë diskriminimi, për t’u ankuar në gjykatë apo për të mos diskriminuar të tjerët.



Sot, Shqipëria ka një ligj që ofron mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj, pavarësisht nga  “gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare, ose filozofike, statusi ekonomik, arsimor ose shoqëror, shtatzania, përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare ose martesore, gjëndja civile, vendbanimi, statusi shëndetësor, predispozicionit gjenetik, aftësia e kufizuar, përkatësia në një grup të veçantë.”

Sot, ligji kundër Diskriminimit mbron ndër të tjera edhe personat më aftësi të kufizuar. Fatjoni, një djalë 21-vjeçar nga Tirana, nuk mund të ecë më për shkak të një aksidenti me makinë. Që sot, ai mund të kërkojë me forcë që universiteti ku ai studion, të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për lëvizjen e tij. Si ai shumë persona me aftësi të kufizuar presin që bashkitë, gjykatat, institucionet dhe bizneset të bëjnë të mundur lëvizjen e njerëzve me aftësi të kufizuar si gjithë qytetarët e tjerë.

Sot ligji mbron edhe fëmijën 5-vjeçare nga Elbasani, e cila pak ditë më parë kërcënohej me përjashtim nga kopshti për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Sot kjo vajzë mund të shkojë si gjithë fëmijët e tjerë në kopësht pa pasur frikë se dikush do ta diskriminojë vetëm sepse ajo është prekur nga HIV/AIDS.

Sot, Shqipëria ka dhënë një shembull sesi bashkëpunimi Shoqëri civile - Qeveri – Kuvend që mund të sjellë një ndryshim pozitiv për jetën e njerëzve, për të arritur barazinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, minoriteteve seksuale etj.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka për detyrë që të ndërmarrë hapa konkretë për ngritjen sa më parë të institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sot, Qeveria e Shqipërisë dhe çdo institucion shtetëror apo privat kanë për detyrë që të miratojnë politika të mbrojtjes së qytetarëve nga diskriminimi i çdo forme.

Sot dhe muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për krijimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së tij. Në këtë aspekt, si përfaqësues të shoqërisë civile duam të shprehim mbështetjen tonë për krijimin e një institucioni që është jashtë kontrollit të politikës dhe në shërbim të qytetarëve në Shqipëri.

KJO DEKLARATE PËR SHTYP MBËSHTETET NGA:

1.    Asistencë për Komunitetin në Shqipëri
2.    Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT
3.    “BESA” Scout Albania – Dega Shkodër
4.    Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë
5.    Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare
6.    Forumi i OJF-ve Dibër
7.    Forumi Intelektual Shqiptar – Dega Shkodër
8.    Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut
9.    Grupimi Ekolëvizja
10.    Komiteti Shqiptar i Helsinkit
11.    KRIIK Shqipëri
12.    Koalicioni kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve
13.    LGBT PRO Shqipëri
14.    Roma Active Albania
15.    Organizata e gruas “8 Marsi”
16.    Organizata e gruas “Kujdesi i Gruas”
17.    Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri
18.    Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare
19.    Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin
20.    Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim
21.    Qendra Shqiptare për Edukim dhe Kulturë të Lirë
22.    Qendra për Studime të Avancuara
23.    Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
24.    Qendra për Fëmijët që Punojnë dhe Jetojnë në Rrugë
25.    Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile - Korçë
26.    Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile – Vlorë
27.    Qendra Nacionale e Speleo Alpineve të Shqiperisë, Komiteti Kombetar, Shkoder
28.    Shoqata “Gruaja Nënë dhe Edukatore”
29.    Shoqata Kombëtare e  Punonjësve Socialë
30.    Shoqata per Prevenim dhe Rehabilitim ndaj Aids dhe Droges (APRAD)
31.    Shoqata e Grave “Refleksione”
32.    Shoqata “Sfinksi”
 
< I mëparshmi   Tjetri >
 

FUSHATAT