| Koalicioni per arsimimin e femijeve ne Shqiperi |
| Friday, 23 April 2010 | |
|
FRONTPAGE_NO_TRANSLATION_AVAILABLE Në kuadër të Fushatës Globale “Edukim për të gjithë” u luajt sot për herë të parë një prej ndeshjeve më të veçanta në historinë e futbollit shqiptar mes fëmijëve në nevojë dhe të rinjve të skuadrës së Dinamos. Ky aktivitet unik sportiv u zhvillua nga Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Sport-klub Dinamon. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-3 për skuadrën e fëmijëve në nevojë.Fushata Globale “Arsim për të Gjithë” është një fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e arsimit bazë për çdo fëmijë në të gjithë botën e cila nga viti në vit ka bashkuar zërin e fëmijëve, të shoqërisë civile, politikanëve dhe zyrtarëve qeveritarë.
Drejtori i CRCA, z. Altin Hazizaj, në emër të Koalicionit për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri i kërkoi Qeverisë shqiptare nëpërmjet që të shohë me prioritet çështjet e arsimimit të fëmijëve, duke financuar për cilësinë e shërbimit arsimor në Shqipëri; të zbatojë politika arsimore gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese për asnjë target grup; dhe të zbatojë politika mbështetëse për fëmijët që punojnë, fëmijët e komunitetit Rrom, fëmijët me aftësi të kufizuar. Zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës znj. Nora Malaj, e cila ishte gjithashtu e pranishme në këtë event bëri të ditur se këtë vit, 60 përqind e fëmijëve nga grupet e margjinalizuara, si nga komuniteti rom, egjiptian të cilët e kishin braktisur shkollën, këtë vit janë regjistruar sërish. Sipas saj, kjo është një prej treguesve që tregon se në Shqipëri nismat kundër analfabetizmit kanë filluar të japin rezultatet e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Eduard Prodani u shpreh se përmes sportit fëmijët mund të socializohen dhe të mos jenë më nëpër rrugë, atje ku mund të bien pre e veseve. Ai u bashkua gjithashtu në thirrjen e përbashkët për të kontribuar të gjithë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit. Prej vitesh me radhë, në të gjithë Botën, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë muajit Prill, zhvillohet Java Globale “Edukim për të Gjithë”. Këtë vit kjo javë do të zhvillohet më 19-25 Prill 2010 nën moton “1 GOL PËR EDUKIMIN”. Që nga fillimi i Fushatës Globale “Arsimim për të Gjithë” më shumë se 30 milion fëmijë në të gjithë botën janë regjistruar në shkollë dhe numri i fëmijëve në të gjithë botën që nuk shkojnë në shkollë ka rënë në 80 milion. Kjo ka bërë që numri i personave të rritur analfabet ka rënë në 800 milion. Në të gjithë botën, këtë vit Fushata Globale “Edukim për të Gjithë” do të organizohet në 2010. Figura të rëndësishme të Futbollit Botëror si: Del Piero, Zinedine Zidane, Robinho, Robin Van Persie kanë organizuar në kuadër të kësaj fushate ndeshje futbolli me fëmijë apo i kanë kushtuar një gol Fushatës Globale “Edukim për të Gjithë”. Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve beson se arsimimi i fëmijëve dhe sigurimi i kushteve për shkolla sa më miqësore duhet të jenë prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi. Arsimi ka një ndikim të padiskutueshëm në uljen e varfërisë, rritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të shoqërisë dhe krijimin e një force aktive për punë, të aftë të integrohet dhe konkurojë në tregun ndërkombëtar. |