| Shqiperia organizon takimin e organizatave ballkanike kunder |
| Sunday, 30 May 2010 | |
9 vende të rajonit po studiojnë për herë të parë fenomenin e abuzimit dhe të braktisjes së fëmijëve-Organizatat më prestigjoze të 9 vendeve të Ballkanit që po studiojnë fenomenin e abuzimit, neglizhimit e braktisjes së fëmijëve, - fenomen ky që ndikon direkt në zhvillimin jo të shëndetshëm të më të vegjëlve të shoqërive tona, - do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar për progresin e bërë në përgatitjen e këtij studimi. Nine of the most presitigious organizations studying the prevalence of the phenomenon of child abuse and neglect issues in the Balkan area – a phenomen which has a direct impact on children’s upbringing – are meeting in Tirana to discuss the progress made in preparing the largest epidemiological study on the subject ever conducted in the Balkan region.The Balkan Epidemiological Study of Child Abuse and Neglect (BECAN) is taking place in Albania as well. Shqipëria organizon takimin e organizatave ballkanike kundër abuzimit të fëmijëve 9 vende të rajonit po studiojnë për herë të parë fenomenin e abuzimit dhe të braktisjes së fëmijëve-Organizatat më prestigjoze të 9 vendeve të Ballkanit që po studiojnë fenomenin e abuzimit, neglizhimit e braktisjes së fëmijëve, - fenomen ky që ndikon direkt në zhvillimin jo të shëndetshëm të më të vegjëlve të shoqërive tona, - do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar për progresin e bërë në përgatitjen e këtij studimi. Ky studim i quajtur BECAN (Balkan Epidemiological Study of Child Abuse and Neglect) është shtrirë edhe në Shqipëri. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA/DCI është organizata që po ndërmerr kryerjen e tij në vendin tone, me synimin që përmes rezultateve që do të dalin në përfundim, të mund të influencohen politikat kombëtare në mbrojtje të fëmijëve. Studimi mund të sjellë për herë të parë rezultate shqetësuese përsa i përket mirërritjes së fëmijëve në të gjithë rajonin. Përsa i përket Shqipërisë, deri tani rezulton se fëmijët abuzohen dhe neglizhohen në një masë shqetësuese sidomos brenda mureve të shtëpisë apo brenda ambienteve shkollore, atje ku ata supozohet se do të duhet të ishin më të mbrojtur. Në këtë takim që të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar nga data 17-20 maj do të marrin pjesë organizatat kryesore për të drejtat e fëmijëve të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Turqisë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen gjithashtu takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe me profesionistë e ekspertë të tjerë që punojnë në Shqipëri në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Studimi financohet nga Komisioni Europian për Zhvillimin Kërkimor dhe Teknologjik. Ai do të përdorë pyetësorë që janë ndërtuar nga Shoqata Ndërkombëtare mbi Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve me mbështetjen e UNICEF. Këta pyetësorë janë përdorur me sukses në shumë vende të botës dhe do të përdoren për të vjelë informacion nga fëmijë të moshës 11, 13 dhe 16 vjeç si edhe nga prindërit e tyre në të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë që mblidhen këto të dhëna, do të analizohen në mënyrë shkencore dhe të dhënat ekzistuese mbi abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve në këto 9 vende. Në dy ditët e para të këtij evenimenti, Instituti për Shëndetin e Fëmijëve në Greqi që është dhe organizata udhëheqëse e këtij projekti do të trajnojë përfaqësuesit e organizatave partnere në studim. Ky trajnim do të kryhet në bashkëpunim me koordinatorin shkencor të studimit Dr. Kevin Browne i cili është një ekspert me famë ndërkombëtare në fushën e abuzimit dhe neglizhimit dhe një nga krjuesit e pyetësorëve që do përdoren në studim. Për më tepër informacion mbi studimin BECAN, mund t’i drejtoheni faqes zyrtare të projektit www.becan.eu. |